New York-u antik, arkeologët zbulojnë rrënojat e qytetit të vjetër

New York-u antik, arkeologët zbulojnë rrënojat e qytetit të vjetër

Rrënojat e një qyteti 5000 vjeçar janë zbuluar në Izrael i cili vlerësohet si më i vjetri i gjetur në këtë rajon.

Ky qytet shërbente si shtëpi për 6000 njerëz dhe përfshinte brenda rrugë, tempuj dhe ndërtesa të ndryshme.

Arkeologët izraelit deklarojnë se ky zbulim i përket epokës së Bronzit dhe konsiderohet si New Yorku antik. Madje kjo ndryshon dhe perceptimet që historianët kanë për këtë epokë.

E pagëzuar me emrin En Esur, ky truall prej 650 dynymësh, përfshinë në arkitekturën e saj zona publike, rrugë e rrugica.

Gjithashtu arkeologët gjetën rreth 4 milionë fragmente objektesh duke përfshirë dhe figurina njerëzish e kafshësh, vegla të ndryshme pune që vijnë nga Egjipti, transmeton oranews.

Kocka kafshësh të djegura që tregojnë se këto popujt flijonin kafshë në rituale të ndryshme.

Në këtë zonë banorët kishin burime ujore dhe e siguronin jetesën e tyre kryesisht nga agrokultura dhe tregëtia me popuj të tjerë.

Arkeologët kanë nisur punimet rreth 3 vite më parë duke angazhuar dhe 5000 të rinj vullnetarë për të zbuluar një qytet të tillë.


MË SHUME NGA Kuriozitete