Rikthehet Familja Adams, me Charlize Theron dhe Snoop Dog

Rikthehet Familja Adams, me Charlize Theron dhe Snoop Dog

Rikthehet Familja Adams. Conrad Vernon risjell në jetë pas 28 vitesh, familjen mitike “Adams”, këtë herë në version të animuar. Familja e çuditshme me 8 anëtarë, këtë herë vjen nën zërin e aktorëve të famshëm si Charlize Theron, e cila luan me zë karakterin e Mortisias.

“Mendoj se ka diçka frymëzuese rreth kësaj familje që është kaq ndryshe, kjo duhet të na frymëzojë të gjithëve”, tha Theron.

Pjesë e kastit është janë edhe Oscar Isaac, Chloe Grace Moretz, Finn Wolfhard, Better Midler e Snoop Dogg. Familja e Gomez dhe Mortisias, përbërë nga 8 anëtarë, njëri më i çuditshëm se tjetri, lindi në vitin 1938, dhe deri në 1988, u shfaq si një serial komik i animuar. Familja e zezë, siç është njohur ndër vite, erdhi me një version filmi me metrazh të gjatë në vitin 1991. Kolona zanore e filmit vjen nga Christina Aguilera. “Familja Adams” do të shfaqet premierë në kinema nga 10 tetori.