Dita Botërore e Zombie, Londra “pushtohet” nga tmerri

Dita Botërore e Zombie, Londra “pushtohet” nga tmerri

Kufoma pa gjymtyrë dhe me mish të kalbur u panë në rrugët e Londrës për Ditën Botërore të Zombie.

Qindra persona marshuan në rrugët e kryeqytetit anglez në eventin që është tashmë në edicionin e tij të 12.

Maskimet e frikshme kanë në fakt një qëllim shumë të mirë: grumbullimin e të ardhurave për luftën kundër urisë. Jo vetëm kaq, por në këtë event mblidhet edhe ushqimi që do të hidhej në plehra dhe u shpërndahet organizatave që ushqejnë njerëzit në nevojë.

Dita Botërore e Zombie është mbajtur për herë të parë në Pitsburg të SHBA, në vitin 2006, aty ku është xhiruar filmi i famshëm horror “Dawn of the Dead”.

Që nga ajo ditë, popullariteti i këtij eventi është zgjeruar në më shumë se 50 qytete.