Ekziston një lidhje e hershme mes Rita Orës dhe Justin Timberlake

Ekziston një lidhje e hershme mes Rita Orës dhe Justin Timberlake

U bë disa kohë që rita Ora nuk përmendet më aq shpesh për çështjet e romancës.

Këngëtarja i është përkushtuar karrierës, e jo më larg se dje është kthyer pas në kohë për të kujtuar suksesin që i dhuroi hiti ‘Let You Love Me’.

Por, si të gjithë emrat e njohur të muzikës, edhe Rita mesa duket ka pasur idhujt e saj gjatë adoleshencës dhe një prej preferncave të artistes në vëçanti e ka zbuluar miku i saj.

Nsync, grupi më i famshëm i djemve në mesin e viteve ’90, influencoi pothuajse të gjithë adoleshentët e asaj kohe. Pjesë e bandës ishte dhe Justin Timberlake, i cili vazhdon i vetëm karrierën e tij jo vetëm në muzikë, por edhe në fushën e kinematografisë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Rita shihet teksa kërcen gjithë pasion këngët e Nsync, duke provuar kështu se gjatë adoleshencës ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të grupit.

Duke marrë parasysh stilin e të dy artistëve, nuk do të ishte keq sikur të shihnim një bashkëpunim mes Ritës dhe Timberlake, apo jo? 

Image

Image