Elton John: Stallone dhe Gere “në Luftë” për Princeshë Dianën

Elton John: Stallone dhe Gere “në Luftë” për Princeshë Dianën

Princeshë Diana ka pasur mjaft efekt mbi meshkujt, sipas Elton John. Në librin biografik që pritet të dalë së shpejti në shitje, të titulluar “Me”, muzikanti i njohur rrëfen për një mbrëmje festive, të organizuar në shtëpinë e tij. Por një incident mes dy yjeve të Hollwood, Sylvester Stallone dhe Richard Gere, ndryshoi rrjedhën e asaj feste. Dy aktorët kanë kaluar deri edhe në përplasje fizike dhe shkak ishte pikërisht princesha.

“Menjëherë, Richard Gere dhe Diana patën afrimitet me njëri-tjetrin” shkruan John, teksa shpjegon se në atë kohë, Diana sapo ishte ndarë nga Princi Charles ndërsa Gere ishte në atë kohë në një lidhje me modelen Cindy Crawford.

“Edhe pse ishim në festë, të gjithë e kuptuan atmosferën e çuditshme në dhomë. Mesa duket, miqësia e menjëhershme mes Richard dhe Dianës, nuk po i pëlqente aq shumë Silvester”.

Ndërsa është larg një konflikti me aktorin apo më mirë rivalin në kinema, me të cilin kurrë nuk ka pranuar të luajë në një film, Silvester është larguar, duke thumbuar Elton John, se përse kishte ftuar në festë “Princin e Kaltër”, Gere.

Richard Gere dhe Silvester Stallone kurrë nuk kanë këmbyer një bisedë përgjatë 50 viteve karrierë edhe pse Hollywood i ka bashkuar në jo pak raste. Duket se pikënisja ka qenë pikërisht pëlqimi për princeshën e ndjerë Diana. Por pas daljes në shitje të autobiografisë së Elton John, shumë detaje të tjera pritet të zbulohen, për jetën e mikeshës së tij më të mirë.