Victoria Beckham nuk ka frikë të plaket

Victoria Beckham nuk ka frikë të plaket

Victoria Beckham është një nga ikonat e modës për dekada.

Por stilistja dhe këngëtarja e famshme ka zbuluar se nuk frikësohet nga plakja. Victoria është shprehur se ndihet mirë me moshën që ka.

45-vjeçarja u shpreh se dëshiron të duket mirë për moshën që ka dhe se nuk përpiqet të duket më e re.

Në një intervistë për “This Morning” nëna e katër fëmijëve tha “Jam në rregull me faktin që po plakem. Nuk mundohem të dukem më e re. Thjesht dua të dukem mirë për moshën që kam.”

Më pas stilistja shtoi “Dua të dukem versioni më i mirë i vetes sime. Dua të kujdesem për ato që kam dhe të mos ndryshoj asgjë. Më pëlqen sesi ndihesh kur vitet kalojnë. Të gjithë do plaken. Por nuk më pëlqen sesi tingëllon fjala ‘plakje’”.