Euro u këmbye me 1.0973 dollarë amerikanë

Euro u këmbye me 1.0973 dollarë amerikanë

Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e kësaj të marte kundrejt jenit. Ai avancoi me 0.15 për qind dhe u këmbye me 107.40 dollarë amerikanë për jen.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit shënoi rënie.

Monedha e përbashkët, euro, u këmbye me 1.0973 dollarë amerikanë.

Lira turke u këmbye me 5.837 dollarë amerikanë, duke shënuar kështu nivelin e saj më të ulët që prej 2 shtatorit të këtij viti.

Sterlina u këmbye me 1.2290 dollarë amerikanë.

Dollari australian avancoi me 0.24 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6748 dollarë australianë për dollarë amerikanë.

Edhe dollari i Zelandës së Re fitoi pikë mëngjesin e kësaj të marte kundrejt dollarit amerikan (një rritje prej 0.46 për qind) dhe u këmbye me 0.6318 NZD për USD.

Yuan-i kinez avancoi me 0.35 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 7.1269 yuan për dollarë amerikanë.

Autor: RTKlive