Bugatti po e teston një version të ri të modelit Chiron

Bugatti po e teston një version të ri të modelit Chiron

Versioni ri i Chiron, që do të quhet Zebra

Disa ditë më parë, e kemi parë Bugatti Chiron Hermes Edition, që ishte lyer në tërësi me të bardhë dhe dukej mahnitshëm, ndërsa ishte krijuar në bazë të kërkesave të një investitori privat.

Kompania Bugatti, është e njohur për përmbushjen e kërkesave speciale të klientëve, ndërsa befason me makinat që i përpunon me stil shumë të lartë. Njëjtë ndodhë edhe me versionin e ri të modelit Chrion, të cilin Bugatti është duke e testuar.

Makina ende i ka disa shtresa mbështjellëse, që janë vendosur për ta ruajtur nga dëmtimet, ndërsa ka ngjyrë metalike dhe disa vija të kaltra.

Bëhet e ditur se ky model që është në fazat e fundit të testimit, do të quhet Zebra dhe është punuar, për një investitor të pasur.

Të dhëna tjera nuk janë bërë të ditura, vetëm se nën kapak e ka motorin e njëjtë situr Chiron me 8.0 litra dhe 16 cilindra, që prodhon 1,500 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2.5 sekonda, shpejtësia maksimale e këtij Bugatti arrin deri në 420 kilometra në orë.