Facebook mund të detyrohet për t’i fshirë të gjitha postimet në mbarë botën

Facebook mund të detyrohet për t’i fshirë të gjitha postimet në mbarë botën

Facebook-u dhe aplikacionet e tjera të ngjashme si dhe uebfaqet e ngjashme mund të urdhërohen të i heq postimet e paligjshme në të gjithë botën.

Pas një vendimi nga gjykata më e lartë e Bashkimit Evropianë, është thënë se Facebook bashkë me aplikacionet dhe uebfaqet e tjera të ngjashme mund të urdhërohen në fshirjen e të gjitha postimeve të paligjshme.

Në vend që të presin që një postim të raportohet, këto aplikacione duhet të i shikojnë dhe të i heqin vet, raporton “BBC”.

Një ekspert tha se ky ishte një vendim i rëndësishëm me implikime globale. Ndërsa, Facebook tha se ky vendim ka ngritur debate rreth “lirisë së shprehjes.”

Nëse një vend i Bashkimi Evropianë e sheh një postim ilegal mund të urdhëroj uebfaqen dhe aplikacionin për t’i fshirë kopjet tjera të këtij postimi.