Indi, teksa bënin selfie rrëshqasin dhe mbyten në liqen

Indi, teksa bënin selfie rrëshqasin dhe mbyten në liqen

Gjithsej gjashtë persona mbaheshin për dore në afërsi të digës Pambar. Më pas rrëshqiti një person dhe tërhoqi të tjerët me vete.

Në liqenin artificial në rajonin Tamil Nadua, në jug të Indisë, janë mbytur katër persona teksa tentonin të bënin selfie.

Gjithsej gjashtë persona mbaheshin për dore në afërsi të digës Pambar. Më pas rrëshqiti një person dhe tërhoqi të tjerët me vete.

Policia theksoi se në mesin e tyre ishte edhe një çift i ri. Dhëndri arriti të shpëtojë veten dhe motrën. Ekipet në terren nxorën katër kufoma.

Për të parandaluar rastet e vdekjeve gjatë bërjes së selfit, në rajonin e 11 lokacioneve turistike në Karnataki në vitin 2017 u vendosën tabela me mbishkrimin “Selfi mund të vrasë”.

Të dhënat zyrtare flasin se në Indi nga viti 2011 deri në vitin 2017 kanë humbur jetën 259 persona, të cilët tentonin të bënin selfie.

India është vendi që shënon rastet më të mëdha të vdekjeve të shkaktuara nga tentimi për të bërë selfie, e ndjekur nga Rusia, SHBA dhe Pakistani./aa/