Vesa Luma paralajmëron këngën e re

Vesa Luma paralajmëron këngën e re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, tashmë prej vitesh jeton në Zelandën e Re bashkë me bashkëshortin Big Bastën dhe djalin e tyre të vetëm, Lianin.

Mbrëmë në të njëjtin vend ajo është takuar me artisten Njomza Vitia, e cila jeton dhe e zhvillon karrierën e saj në Amerikë, por së fundmi udhëtoi drejt Zelandës për të performuar.

Të dy këngëtaret kanë dhënë lajmin e bukur për publikun, ku siç shihet ato do bashkojnë forcat për një projekt të përbashkët dhe kjo u bë e ditur nga vet artistja Luma, përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram.“Çfarë nate, Njomza ju jeni e mahnitshme.

Çfarë zëri çfarë performance, shumë krenare me juve. Mezi po pres për këngën tonë, ky është lajmi”, ka shkruar krahas këtij imazhi Vesa.

Këngëtaret në fjalë nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme rreth kësaj kënge, por që padyshim se do të mirëpritet nga publiku.