Mogherini dhe Hahni: Zgjedhjet në Kosovë, të qeta dhe të rregullta

Mogherini dhe Hahni: Zgjedhjet në Kosovë, të qeta dhe të rregullta

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, vlerësuan se zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë kanë qenë "të qeta dhe të rregullta".

Dy zyrtarët, që merren drejtpërdrejt me çështjet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, thanë se presin formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës.

Sipas tyre, kjo është e rëndësishme në mënyrë që Kosova të vazhdojë të punojë në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social, në sundimin e ligjit, në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në dhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

"Presim që të gjithë akterët politikë të mbeten të përkushtuar ndaj këtyre proceseve që janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, për përparim në rrugën evropiane dhe, më e rëndësishmja, për përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë rajonit", thanë Federica Mogherini dhe Johannes Hahn.

Zyrtarët e BE-së morën të martën një raport nga misioni i tyre vëzhgues, i cili ishte vendosur në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 6 tetor.

Misioni i BE-së: Zgjedhjet në Kosovë, të organizuara mirë dhe transparente

Rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve e kanë nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës./REL