Këshilla bukurie se si t’i hiqni njollat e zeza nën krahë

Këshilla bukurie se si t’i hiqni njollat e zeza nën krahë

Në mënyrë që mos të keni më këtë problem, këtu gjeni disa këshilla se si t’i largoni ato.

Nënsqetullat e zeza janë një shqetësim serioz për shëndetin dhe zakonisht shkaktohen nga një gjendje që njihet me emrin ‘acanthosis nigricans’, gjendje e cila e trashë lëkurën dhe bënë që lëkura juaj të bëhet e zezë.

Megjithatë, personat që e kanë këtë problem shpesh herë ndjehen të turpshëm të veshin diçka pa krahë pikërisht për këtë arsye.

Uthull të mollës me sodë të bukës

Ju nevojitet: 2 lugë të mëdha uthull të mollës dhe 2 lugë sodë të bukës.

I përzini së bashku dhe e e përdorni në nënsqetulla e leni të thahet për disa minuta dhe pastrojeni me ujë të ftohtë.

Sheqer kafe dhe vaj ulliri

Çka ju nevojitet: 3 lugë të mëdha me sheqer kafe dhe 2 lugë të mëdha me vja ulliri. I përzini përbërësit së bashku. E përdorni në pjesën e errët për 2 minuta dhe pastaj e lini të pushoj për 5 minuta. Pastrojeni me ujë të ngrohtë dhe përdorni një peshqir të butë për pastrim.

Patate

Çka ju nevojitet: Një patate e vogël

E qëroni pataten dhe e preni. Shtrydheni pataten deri sa të lëshoj ujë. Dhe pastaj përdorni për nënsqetulla. Lini të pushoj për 15 minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë të ftohtë.