Meta: Holanda dhe Franca të ndjekin shembullin e Gjermanisë

Meta: Holanda dhe Franca të ndjekin shembullin e Gjermanisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë për televizionin shtetëror të Estonisë thotë se kryeministri Edi Rama nganjëherë ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë.

“Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe evropian”, deklaroi Presidenti. 

I pyetur për negociatat me Bashkimin Evropian Meta u shpreh se Holanda dhe Franca duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, transmeton oranews.

“Do të sugjeroja që këto vende duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, nëse ende do të kenë një dozë skepticizmi apo rezerva për çështje të caktuara. Mendoj se Bundestagu mori një vendim tepër të drejtë dhe të arsyeshëm për t’i thënë “Po!” hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por gjithashtu duke pasur një udhërrëfyes të qartë se si do të vazhdojë më tej ky proces”, tha Meta.