Mazreku takohet me drejtorin e Policisë

Mazreku takohet me drejtorin e Policisë

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mazreku ka njoftuar se në këtë takim, është diskutuar lidhur me arritjen e një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, uljes së numrit të mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara në qarkullim rrugor, organizimit të tryezave të ndryshme për rritjen e vetëdijes sociale me rëndësinë e sigurimeve dhe pasojat nga aksidentet.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe Nënkolonel Jeton Rexhepi.

Në takim, është diskutuar lidhur me arritjen e një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, uljes së numrit të mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara në qarkullim rrugor, organizimit të tryezave të ndryshme për rritjen e vetëdijes sociale lidhur me rëndësinë e sigurimeve dhe pasoja nga aksidentet dhe  çështje të tjera me rëndësi për policembajtësit.