​SASHK-u kërkon rritje të pagave më të lartë se 10%

​SASHK-u kërkon rritje të pagave më të lartë se 10%

Këtë javë ose javën që vjen, anëtarët e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do ta japin fjalën përfundimtare nëse do të pranojnë rritjen e pagave prej 10 % për punonjësit në arsim.

Kështu deklaroi kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov pas takimit dy orësh me kryetarët e këshillave drejtues të kësaj sindikate dhe ministrin e Arsimit, Arbër Ademi. Nedellkov, tha se kërkohet rritje më e lartë se 10 % por pa saktësuar përqindjen dhe që rritja e pagave të nis nga janari i vitit të ardhshëm dhe jo nga muaji prill siç u paralajmërua një ditë më parë nga ministri Ademi./Alsat/