​Opozita rumune mbështet fillimin e bisedimeve për anëtarësim e Shqipërisë

​Opozita rumune mbështet fillimin e bisedimeve për anëtarësim e Shqipërisë

“Edhe partitë opozitare në Rumani, të cilat tashmë kanë firmosur mocionin e votëbesimit të qeverisë aktuale, mbështesin plotësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë”.

Kështu deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili gjatë vizitës në Bukuresht zhvilloi takime edhe me drejtues të lartë të partive parlamentare të opozitës. “Në Grupin Parlamentar të Partisë Nacional-Liberale u takuam me nën/Kryetarin e Dhomës së Deputetëve Marilen Pirtea, dhe me nën/Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme Ben-Oni Ardelean. Në Grupin Parlamentar Pro-Romania u takuam me Kryetarin e Partisë dhe të Grupit Viktor Ponta”, tha Balla, i cili kryeson delegacionin shqiptar në Bukuresht.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare