Macron: Kombi të mobilizohet kundër hidrës islamike

Macron: Kombi të mobilizohet kundër hidrës islamike

Presidenti francez, Emmanuel Macron, premtoi se kundër terrorizmit islamik do të zhvillohet një luftë e pamëshirshme, duke u bërë thirrje francezëve që të bashkohen, gjatë ceremonisë mortore të katër funksionarëve të vrarë në prefekturën e policisë së Parisit, nga një koleg radikalist.

“Vetëm institucionet nuk do të jenë të mjaftueshme për të zhdukur hidrën islamike. I gjithë kombi duhet të bashkohet, të mobilizohet, për të vepruar”, tha ai gjatë një fjalimi 15-minutësh në prani të shumë politikanëve, midis të cilëve edhe qeveritarë.