Instituti Albanologjik organizon konferencën për leksikun e gjuhës shqipe

Instituti Albanologjik organizon konferencën për leksikun e gjuhës shqipe

Dega e Gjuhësisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës organizon konferencë shkencore me titull: “Studime për leksikun dhe leksikografinë dialektore”.

Konferenca do t’i zhvillojë punimet sot në ambientet e Institutit Albanologjik, në të cilen do të marrin pjesë emra të shquar të shkencës së albanologjisë.

Qëllimi i kësaj konference, sipas organizatorëve është prezantimi i punës dhe projekteve që janë realizuar dhe që janë në realizim e sipër, njëkohësisht edhe nxjerrja në pah e studimeve dhe të arriturave të viteve të fundit nga fusha e leksikografisë.

Në këtë aktivitete do të ketë pjesëmarrës nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Prizrenit, Universiteti i Gjilanit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (ASA) në Tiranë, Universiteti i “Ismail Qemaili”  Vlorë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Katedra e Albanologjisë e Universitetit të Beogradit, Universiteti “Cyril and Methodius” Shkup, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore etj.
  

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Nacionale