Murtezaj takoi drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës

Murtezaj takoi drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka pritur në takim Drejtori Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku.


Qëllimi i këtij takimi ishte implementimi i Ligjit për Tatimin e Korporatave, i cili ka hyrë në fuqi në muajin Gusht të këtij viti.

Në takim z. Mazreku u njoftua nga drejtori i ATK-së, se sipas këtij ligji kompanitë e sigurimit, nga data 5 gusht 2019 e tutje do të deklarojnë dhe paguajnë tatim si çdo person tjetër juridik.

Autor: RTKlive