Çmimet e naftës shënuan rënie

Çmimet e naftës shënuan rënie

Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të mërkure.

Kështu treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 0.41 për qind dhe u tregtuan me 58.00 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.48 për qind dhe u tregtuan me 52.38 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,506.06 dollarë amerikanë për onz.

Autor: RTKlive