Problemet me Galaxy Fold vazhdojnë – shkronjat e logos bien

Problemet me Galaxy Fold vazhdojnë – shkronjat e logos bien

Ka shumë gjëra që Samsung Galaxy Fold prej $ 2,000 po bën atë që nuk duhet të bëjë, dhe anasjelltas.

Problemet për gjigantin e Koresë së Jugut, dhe telefonin e tyre të parë të palosshëm, duket se do të vazhdojnë, kësaj radhe, me një çështje që ka të bëjë më shumë me mungesën e vëmendjes ndaj detajeve, sesa teknologjisë së gjeneratës së parë që akoma duhet të zhvillohet. 

Jo se problemet me motorikën, ekranin ose mbrojtësin e ekranit mund të injorohen, por njerëzit që paguan një çmim premium për pajisjen po përballen me probleme ku logo aktuale e Samsung po bie. 

Po, është më shumë estetike sesa funksionale, por nuk duhet të presim që shkronjat e logos të bien nga në një pajisje super premium.

Të paktën një Galaxy Fold, nga Franca, ka pësuar këtë problem. 

Shkronjat nga fjala Samsung kanë vendosur të bien, gjë që, natyrisht, nuk është diçka që prisni nga një telefon prej 500 dollarësh, e jo më një 2,000 dollarë. 

Edhe një herë, po vijnë dëshmi se Samsung mund të ketë nxituar produktin në treg edhe për herë të dytë, në përpjekjen e tyre për të qenë të parët.  

Shpresojmë që do të jetë një problem i izoluar.