Pothuajse 1 milion migrantë u arrestuan në kufirin SHBA-Meksikë

Pothuajse 1 milion migrantë u arrestuan në kufirin SHBA-Meksikë

“Aksionet përmbarimore të CBP-së në kufirin jugperëndimor arritën në pothuajse 1 milion në vitin fiskal 2019. Kjo shifër është 88 për qind më e lartë se numri i aksioneve përmbarimore në vitin 2018”, tha Morgan.

Sipas një zyrtari kufitar amerikan, në vitin fiskal 2019 pothuajse 1 milion migrantë janë arrestuar përgjatë kufirit verior të Meksikës.

Duke folur në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, ushtruesi i detyrës komisioner i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve (CBP), Mark Morgan, tha se gjatë vitit agjencia CBP u ballafaqua me nivele “të pashembullta dhe tronditëse” të kalimeve të paligjshme.

“Aksionet përmbarimore të CBP-së në kufirin jugperëndimor arritën në pothuajse 1 milion në vitin fiskal 2019. Kjo shifër është 88 për qind më e lartë se numri i aksioneve përmbarimore në vitin 2018”, tha Morgan.

Sipas tij, kjo është një shifër që asnjë sistem imigracioni në botë nuk është dizajnuar ta trajtojë.

Morgan po ashtu tha se në muajin shtator u regjistrua numër më i vogël i aksioneve përmbarimore, me vetëm 52 mijë persona të arrestuar në kufirin SHBA-Meksikë.

Në muajin gusht, autoritetet amerikane të imigracionit arrestuan 64 mijë migrantë.

Morgan tha se rënia erdhi pas bashkëpunimit nga Meksika, Guatemala dhe El Salvadori me masat për kufizimin e fluksit të migrantëve drejt SHBA-ve./aa/