Zyrtari irakian: Numri i të vdekurve në protesta arrin në 165

Zyrtari irakian: Numri i të vdekurve në protesta arrin në 165

“Numri i vdekjeve në protestat anti-qeveritare është midis 165 dhe 180, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në pesë mijë, shumë prej të cilëve në gjendje kritike”, tha burimi nga ministria.

Sipas një burimi nga Ministria irakiane e Shëndetësisë, numri i të vdekurve në protestat anti-qeveritare në Irak ka arritur në 165.

“Numri i vdekjeve në protestat anti-qeveritare është midis 165 dhe 180, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në pesë mijë, shumë prej të cilëve në gjendje kritike”, tha burimi nga ministria për AA.

Burimi shtoi se shumica e të shtënave ishin në kokë dhe kraharorë.

Protestat masive anti-qeveritare shpërthyen në disa qytete të Irakut më 1 tetor me kërkesa për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe fundin e korrupsionit qeveritar, por pasi forcat e sigurisë përdorën municion të gjallë kundër protestuesve paqësorë, protestuesit rritën kërkesat e tyre dhe tani apelojnë edhe për largimin e qeverisë.

Për vite me radhë, irakianët kanë protestuar pasi qeveritë e tyre të njëpasnjëshme nuk kanë arritur t’i japin fund nepotizmit dhe korrupsionit, përderisa qeveria aktuale lufton për t’i dhënë fund keqmenaxhimit të fondeve publike.

Sipas shifrave të Bankës Botërore, papunësia e të rinjve në Irak ka arritur në 25 për qind. Nga disa organizata të transparencës Iraku po ashtu renditet në vendin e 12-të si më i korruptuari në botë.