E kanos për borxh, i konfiskohet një pushkë

E kanos për borxh, i konfiskohet një pushkë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Korishë të Prizrenit një person të dyshuar, i cili për shkak të një borxhi e ka kanosur një mashkull.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë automatike me 30 copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.