​Arrestohet pasi goditi me shishe në kokë një femër

​Arrestohet pasi goditi me shishe në kokë një femër

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Suharekë pasi i njëjti ka goditur me shishe në kokë viktimën femër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, 8 tetor, ndërsa viktima si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.