15 anëtarë të familjes rrihen mes vete në Rahovec

15 anëtarë të familjes rrihen mes vete në Rahovec

15 anëtarë të një familje në Rahovec janë përleshur mes vete mbrëmë për shkaqe pronësore.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka konfirmuar për klankosova.tv se përleshja ka ndodhur mes disa familjarëve që jetojnë ndaras.

“Rrahja është raportuar në stacionin policor në Rahovec, mbrëmë në orën 19:56, ka ndodhur në rrugën “Haxhi Sharku” në Rahovec. Të gjithë janë familjarë mes vete por që jetojnë ndaras”.

“Në rrahje janë përfshirë 15 persona, 3 persona janë ndalë në spitalin e Gjakovës për trajtim të mëtutjeshëm, të tjerët janë liruar për në shtëpi. Sipas mjekëve, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”.

Në rrahje janë përshirë edhe tri gra. Ndërsa pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë 6 persona.

Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta. Dyshohet se incidenti ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjes pronësore në mes tyre.