Tregu global i tabletëve do të vazhdoj të zvogëlohet

Tregu global i tabletëve do të vazhdoj të zvogëlohet

Një raport i fundit hulumtues nga DigiTimes zbulon se tregu i tabletave do të vazhdojë të dobësohet gjatë pesë viteve të ardhshme.

Ndërsa 2019 pritet të sjellë një ngadalësim dramatik për tabletat, prirja ka të ngjarë të vazhdojë edhe gjatë viteve të ardhshme.

Apple, parashikon studimi, do të ngadalësojë përditësimin e linjës iPad, që përbën pjesën më të madhe të dërgesave të tabletave premium. 

Për vitin 2020, hulumtimi parashikon se numrat e shitjeve kanë vështirësi të tejkalojnë shitjen e e 130 milionë njësive. 

Një rënie prej 2-3 përqind pritet që të vazhdoj çdo vit, me 2024 duke parë dërgesat prej 120 milion njësive në maksimum, sipas DigiTimes. 

Në të kundërt, “dërgesat e tabletave me bazë në Windows pritet të rriten në mënyrë eksponenciale në vitin 2019 dhe do të shohim që pjesa e dërgesave të tyrej të rritet në 5.2% deri në vitin 2020, duke lënë prapa Lenovo”, thuhet në raport.