Dy të arrestuar në Fushë Kosovë për trafikim dhe shërbime seksuale

Dy të arrestuar në Fushë Kosovë për trafikim dhe shërbime seksuale

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “trafikim me njerëz” dhe “shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas pranimit të informatës për  një rast ku dyshohej për trafikim me njerëz, ka filluar veprimet operativo-hetimore në koordinim me  prokurorin  kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda.

Gjatë kontrollit në një banesë në Fushë Kosovë janë arrestuar të dyshuarit me inicialet  S.S. viti i lindjes 1979 dhe J.Sh. viti i lindjes 1978.

Hetuesit policorë në vend ngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdorën në procedura të më tejme gjyqësore.

Viktimat e rastit janë  trajtuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit, të njëjtat janë  dërguar në strehimore të sigurt.

Pas intervistimit,  me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të  dyshuarit  janë