Shpeshtohet pengimi dhe kanosja ndaj personave zyrtarë

Shpeshtohet pengimi dhe kanosja ndaj personave zyrtarë

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një numër të pengim e kanosje të personave zyrtarë.

Një rast i moszbatimit të personit zyrtar ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë ku një person është arrestuar pasi nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe ka ofenduar policinë që paraprakisht i kishin shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik.

Po ashtu policia njofton se në rrugën “Vëllezërit Haradinaj” në Rahovec janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë penguar punëtorët që kanë qenë duke vendosur shtyllën elektrike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rruga “Skënderbeu”, Gjakovë 08.10.2019-23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali, pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor-viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

“Fshati Osojan, Istog 08.10.2019-02:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.