Nuk ka raste të Ebolas në Suedi

Nuk ka raste të Ebolas në Suedi

Një pacient i pranuar në një spital në Suedi, i cili fillimisht dyshohej se ishte prekur nga virusi Ebola, ka testuar negativ.

Spitali i Universitetit Skane i tha BBC-së se pacienti nuk ishte infektuar nga Ebola.

Ai kishte shkuar në spital me simptoma të etheve.

Maria Josephsson, drejtuese e departamentit të sëmundjeve infektive të Skane, tha se testimet po kryheshin për shkak të vendit ku pacienti kishte qëndruar.

Një shpërthim i vazhdueshëm i Ebolës në Republikë Demokratike të Kongos ka marrë më shumë se 2,100 jetë.

Një rast tjetër u konfirmua në Uganda në fillim të këtij viti.