Drecun shpresat për dialogun tek Grenell

Drecun shpresat për dialogun tek Grenell

Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun tha sot se pret që Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Amerikës për negociatat Beograd-Prishtinë, do të përpiqet të përmirësojë procesin dhe të krijojë kushte për për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Sipas tij, me përfshirjen e Grenellit edhe dinamika e dialogut diktohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drecun theksoi se Grenell i cili ndodhet sot në Prishtinë dhe nesër në Beograd, misionin ia besoi drejtpërdrejt presidenti amerikan Donald Trump, gjë që flet për rëndësinë e tij.


MË SHUME NGA Aktuale