Senati i Meksikës miraton dorëheqjen e gjykatësit të Gjykatës Supreme

Senati i Meksikës miraton dorëheqjen e gjykatësit të Gjykatës Supreme

Median Mora dha dorëheqje më 3 tetor, pasi mediat lokale raportuan se Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur hetime lidhur me transfertat e tij bankare në të dyja vendet.

Senati i Meksikës miratoi dorëheqjen e një nga gjykatësve të Gjykatës Supreme të martën pas ngritjes së akuzave kundër tij për përfshirje të mundshme në korrupsion.

Eduardo Medina Mora qëndroi vetëm katër vite në mandatin e tij 15-vjeçar.

Gjykata Supreme miratoi vendimin me 111 vota për, 3 kundër dhe 5 abstenime të anëtarëve të senatit. Kushtetuta meksikane rekomandon që Senati duhet të votojë dorëheqjen e gjykatësve dhe heqja dorë nga pozicioni lejohet vetëm në raste të rënda.

Median Mora dha dorëheqje më 3 tetor, pasi mediat lokale raportuan se Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur hetime lidhur me transfertat e tij bankare në të dyja vendet.

Shuma e parave për të cilat ai dyshohet se i transferoi midis 2013 dhe 2017 raportohet të jetë katër herë më e madhe se paga e tij. "El Universal" raporton se ai kishte transferuar rreth 5.2 milionë dollarë në llogaritë jashtë vendit. Gjykatësi ka mohuar akuzat e korrupsionit.

Javën e kaluar presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, gjithashtu pranoi dorëheqjen, duke thënë se Medina Mora nuk i ofroi detaje të sakta lidhur me dorëheqjen e tij.

Tani presidenti i Meksikës duhet të plotësojë vendin e Medina Moras, i cili ishte një nga 11 gjyqtarët e Gjykatës Supreme.

Obrador, i cili është zotuar se do të luftojë korrupsionin në vendin e tij, tha se do të sigurohet që të plotësoj vendin e gjykatësit me një të ndershëm.