Hapet panairi i librit në AAB, promovohen libra të rinj shkencor

Hapet panairi i librit në AAB, promovohen libra të rinj shkencor

Në kolegjin AAB është hapur ‘Panairi vjeshtor i librit AAB 2019”, ku po marrin pjesë 40 botues nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia dhe botues ndërkombëtar.

Panairet e tilla u thanë se kanë për qëllim që të bëjnë bashkë botuesin me lexuesin, dhe organizimi në një ambient universitar u cilësua si i mirëseardhur.

Prorektori në AAB, Hasan Saliu duke folur për rëndësinë e panairit,  bëri të ditur se do  të promovojnë tre libra shkencor.

 

Ndërsa, drejtoresha e Kulturës në komunën e Prishtinës, Blerta Basholli u shpreh  se ky panair është i rëndësisë  së veçantë për vet studentët e këtij kolegji.

Fjalë të mira për këtë panair pati dhe sekretari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Arbër Rrahmani , i cili tha se panairet e tilla janë vlera për shoqërinë tonë.

Në mesin e shumë shtëpive botuese që ishin të pranishme, Fatmir Halili nga “ProkultPress” tha se panairet e tilla janë të mirëseardhura.

Ndryshe ky është edicioni i dytë i panairit vjeshtor të librit në kolegjin AAB.


MË SHUME NGA Kulturë