Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Nesër shënohet Dita Botërore e shëndetit mendor, për të folur lidhur me këtë temë e ftuar do të jetë Dr. Shukrije Statovci, psikiatre.

Promovohet libri 'Lufta e Trojës', rreth këtij libri i ftuar do të jetë autori Eqrem Zenelaj.

Për të diskutuar rreth programit për shkëmbimin e të rinjëve 'YES' të ftuar do të jenë Deb MacLEan, zyrtare në Ambasadën e SHBA-së në Prishrinë si dhe Mjellma Vula, ish-bursiste.

Lidhje direkte do të ketë nga stadiumi lidhur me ndeshjën miqësore qe zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Gjibraltarit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale