Protesta ndalë punimet e hidrocentralit në Biti të Shtërpcës

Protesta ndalë punimet e hidrocentralit në Biti të Shtërpcës

Organizata për mbrojtjen e mjedisit ‘Gjethi’, ka njoftuar se sot në Biti të Shtërpcës, nuk është punuar në ndërtimin e hidrocentralit.

“Gardianët e mjedisit, qytetarisë dhe mundësisë së vetme për jetë me ujë, respektivisht qytetarët e Bitisë së Shtërpcës si deri tani protestuan edhe sot kundër ndërtimit të hidrocentralit.  Sot vend punishtja ishte e qetë dhe pa aktivitete punuese ndërsa policia lokale ishte aty për çështje sigurie”, thuhet në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit ‘Gjethi’.

‘Gjethi’ falënderon qytetarët që po e mbrojnë natyrën nga ndërtimi i hidrocentraleve të cilat në vitet e fundit kanë ngjallur shumë reagime tek qytetarët e Kosovës.

Image may contain: 1 person, standing, tree, outdoor and nature

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Nacionale