Ngrohja globale, temperaturat thyejnë rreth 400 rekorde

Ngrohja globale, temperaturat thyejnë rreth 400 rekorde

Rekordet u thyen në 29 vende në periudhën nga 1 maji deri më 30 gusht të këtij viti ndërsa një e treta e rekordeve të temperaturave u shënuan në Gjermani, Francë dhe Holandë.

Gjatë verës 2019 janë thyer rreth 400 rekorde të temperaturave më të larta, tregon analiza e institutit të Kalifornisë në SHBA, "Berkeley Earth".

Rekordet u thyen në 29 vende në periudhën nga 1 maji deri më 30 gusht i këtij viti ndërsa një e treta e rekordeve të temperaturave u shënuan në Gjermani, Francë dhe Holandë.

Siç transmeton BBC, gjatë verës mbi 1.200 vende në hemisferën veriore ishin më të nxehta se deri më tani ndërsa në korrik të këtij viti u thyen të gjitha rekordet e temperaturave në mbarë botën.

Vala e të nxehtit në Evropë në qershor dhe korrik të këtij viti thyen një numër rekordesh lokale dhe botërore. Franca shënoi rekord me temperaturën prej 46 gradë Celsius ndërkaq Britania e Madhe, Belgjika, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda për herë të parë regjistruan temperatura kaq të larta.

Studimet tregojnë se 30 vende të SHBA-ve janë regjistruar temperatura rekorde.

Në të njëjtën kohë, në Japoni nga vala e të nxehtit 11 persona humbën jetë dhe u thyen mbi dhjetë rekorde të temperaturës.

Temperatura në nivel global është rritur për 0.04 gradë Celsius në krahasim me muajin më të nxehtë të fundit në korrik 2016. Shkencëtarët thonë se kjo është një shenjë e ngrohjes së Tokës. Sipas tyre, vala e nxehtit në korrik e cila goditi Evropën është shkaktuar nga faktori njeri.

"Vala e të nxehtit në korrik të këtij viti ishte ekstrem në Evropën Perëndimore kontinentale ndërsa këto shifra me siguri do të ishin shumë më të ulta po të mos ishin ndryshimet klimatike", ka thënë Friederike Otto, drejtoresha e përgjithshme e Institutit për Ndryshimin e Ambientit Jetësor në Universitetin e Oxford-it, njëra nga autoret e raportit.