Dua Lipa tregon disa fakte interesante nga përditshmëria e saj

Dua Lipa tregon disa fakte interesante nga përditshmëria e saj

Dua Lipa kohët e fundit është ndër figurat më të komentuara në fushën e modës dhe bukurisë.

Shumë nga fansat e saj do kishin dëshirë të dinin se si është një ditë nga jeta e artistes, e cila ka zgjedhur të bëjë një jetë me shumë aktivitete.

E pra, këtë dëshirë fansave ua ka plotësuar revista e famshme “ELLE”, e cila ka sjell përgjigjet e këngëtares shqiptaro-britanike, për ato se çfarë ajo bënë gjatë ditës.

Një detaj që nuk e dinim është se Dua zgjohet në orën 6:30 të mëngjesit për të bërë dush dhe vazhduar më pas aktivitetet e saj.

Në mesin e lajmeve të fundit se ajo po sjell muzikë të re, këngëtarja nuk hezitoi që përgjatë këtyre përgjigjeve të flasë për të gjitha sekretet e bukurisë dhe disa rregulla që duhet ndjekur sipas saj.

Në vazhdim, përgjigjet që Dua Lipa dha për Revistën “Elle”.

Zgjohem në..
…6:30 të mëngjesit. Nuk kam planifikuar të bëhem një vajzë që zgjohet herët. Por tani kam ndryshuar. Çfarë ndodhi?

Dua Lipa (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Unë e filloj ditën me
… një dush, pastaj pastrues kremi, serum me vitaminë-B, krem hidratues dhe SPF. Unë kurrë nuk kam qenë kaq e kujdesshme ndaj lëkurës, por tani udhëtoj shumë, ndaj më duhet.

Unë e mbaroj ditën me
… një vaj pastrues për të hequr makijazhin tim, i ndjekur nga një serum probiotik dhe krem për fytyrën.

Cila është rutina juaj e makijazhit?
Mundohem të mos vë maijazh në ditët që nuk më duhet, por nëse e bëj, duhet 15 minuta maksimum. Unë vendosë lapsin për vetulla, hijezimin e syve dhe rimelin, dhe më pas unë jam te dera gati për të dalë.

Unë ushtroj
… pesë ditë në javë në mëngjes. Kur jam në turne, përdor “Class Pass”, ose bëj një stërvitje 15 minutëshe në dhomën time të hotelit.

Dua Lipa (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Kur shikoj në pasqyrë shoh
… vetulla të mira. Ato vijnë nga ana e familjes së babait tim, plus mamaja ime nuk më la kurrë t’i hiqja – madje edhe kur ato rriteshin deri tek qepallat e mia!

Zakoni im i preferuar i bukurisë është ...
… tretmani i fytyrës. Në Londër, shkoj në një vend të quajtur “Pfeffer Sal” disa herë në muaj.

Artikujt e fundit të bukurisë që bleva vetë ishin
… “Pai Rosehip”, “Oil Cleansing”, “Oil and RMS Luminizer”, nga Credo, ky dyqan i mrekullueshëm i produkteve natyrore që gjeta në New York. Bleva gjithçka atje.

Zbulimi im më i madh i bukurisë është
… larja e buzëve kur lani dhëmbët. Ajo ju shpëton nga lëkura e ngordhur, kështu që buzët tuaja janë më të shëndetshme.

Dua Lipa (Fotot: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Frigoriferi im është gjithmonë i mbushur me
… salcë pikante. Është në konkluzionin tim që çfarëdo vendi që vizitoj, kam nevojë për një salcë natyrale pikante. Kam pasur një mango habanero në Austin, Teksas, të cilën e doja shumë.

Gjëja më e çmendur që kam bërë në emër të bukurisë është
… mikronina (trajtimi i fytyrës me gjak). Lëkura ime u djeg nga rrezet e diellit për dy ditë, por, nga e treta, lëkura ime po bëhej më mirë. Trajtimi zgjati për disa ditë, por më pas u kthye përsëri në normalitet.

Unë e largoj stresin
… duke medituar. Por nuk jam shumë e mirë në të. Nuk mund të duket se e mbyll trurin, ose thjesht bie në gjumë. Përkundrazi, zbuloj se të kesh një banjë të bukur është vërtet relaksuese.

Dua Lipa (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/ Getty Images/Guliver)

Mësimi më i madh i bukurisë që kam mësuar ndonjëherë ishte
… teni fallco nuk është për mua. Unë thjesht nuk jam shumë e mirë për të mbajtur makijazhin.

Trajtimi i fundit i bukurisë që kisha ishte
… në Kanë me Teresa Tarmey pak para se të shkoja në tapetin e kuq. Ishte një mënyrë vërtet e mirë për të zhytur lëkurën time.