Pendarovski: Presim përgjigje pozitive për nisjen e bisedimeve me BE-në

Pendarovski: Presim përgjigje pozitive për nisjen e bisedimeve me BE-në

Kryetari Stevo Pendarovski tha se “po presim përgjigje pozitive për bisedimet me Bashkimin Evropian”.

Pendarovski tha se jemi në dijeni për sfidat e BE-së dhe për debatin rreth zgjerimit, por secili anulim për perspektivat evropian në rajon do të thotë hapësirë për aktorët tjerë.

Pendarovski theksoi se megjithatë më së shumti varet nga ne dhe nga rezultatet reformuese të vendit, siç është sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit të lartë.

Ai rikujtoi se vendi tashmë ndodhet në realitet të ri.

“Përparimi kyç strategjik që Maqedonia e Veriu e bëri për sigurinë e saj është ftesa për anëtarësim në NATO në korrik të vitit 2018”, tha Pendarovski duke shtuar se shteti më në fund do të pozicionohet në hartën botërore të sigurtë.

Sipas tij, janë tepër të rëndësishme reformat në sektorin e sigurisë, të cilat me vite u bllokuan.

“Pas ftesës për anëtarësim në Aleancë ne jemi në ujëra më të qeta por sfidat e sigurisë në rajon ende janë të pranishme. Terrorizmi, ekstremizmi fetar, sulmet cyber, fushatat dezinfromuese. Mënyra më e mirë për menaxhimin e këtyre kërcënimeve që gjenden në agjendën e NATO-s, t’i ndjekim informacionet dhe trendet dhe bashkërisht me anëtarët tjerë të Alencës të ballafaqohemi”, tha Pendarovski.