Avramopoulos: Sfidat tona janë të përbashkëta

Avramopoulos: Sfidat tona janë të përbashkëta

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoulos dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nënshkruan sot marrëveshjen e planit të përbashkët të veprimit në luftën kundër terrorizmit.

Gjatë konferencës për shtyp pas nënshkrimit, Avramopoulos tha se kjo është një arritje e rëndësishme e bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Shqipëria është partneri i parë nga Ballkani Perëndimor me të cilin ne kemi nënshkruar marrëveshjen e zbatimit për luftën kundër terrorizimit. Kjo marrëveshje do të lejojë Shqipërinë që të tregojë angazhim të prekshëm si dhe përparim e ecuri të prekshme në çështjet e sigurisë. Ne i diskutuam këto çështje me kryeministrin e Shqipërisë në një nga vizitat e mëparshme dhe kemi rënë dakord që do të përshpejtonim të gjitha procedurat që të arrinim këtë moment.”, – tha komisioneri Avramopouls.

Për bashkëpunimin me Shqipërinë, komisioneri tha se gjatë mandatit të tij ky bashkëpunim ka bërë progres dhe është forcuar. “Ky bashkëpunim ka treguar rezultate pozitive dhe ka kontribuuar në mënyrë të konsiderueshme edhe në kapjen e shtuar të kalimit të paligjshëm të kufirit ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë” – u shpreh komisioneri.

Ai shtoi se: “Kur  vjen puna tek sigurimi dhe mbrojtja e kufijve dhe emigracionit, sfidat tona janë të përbashkëta dhe si të tilla, e tillë duhet të jetë dhe përgjigja jonë. Hap pas hapi, BE dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor po afrohen gjithnjë e më shumë me njëra tjetrën. Për BE Shqipëria është më shumë se një vend fqinj dhe sot ne kemi një hap tjetër të konsiderueshëm e të rëndësishëm në këtë rrugëtim të përbashkët. Ne shpejtojmë që ky rrugëtim do të na bëjë bashkë një ditë ashtu sic ju e meritoni që të jeni si vend, shtet anëtar i të njëjtës familje europiane”.