Haradinaj takohet me përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor

Haradinaj takohet me përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se me Bjørnstad, kanë diskutuar për zgjedhjet e 6 tetorit ku sipas tij Kosova ka kaluar një proces demokratik, që ka dëshmuar që është partner i Evropës.

Ndër të tjera ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar edhe për rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë, pa kushte.

“Diskutim i hapur dhe shumë miqësor me përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Në takimin bilateral me z. Bjørnstad, diskutuam mbi dinamikën e ardhshme të bashkëpunimit tonë, si rrjedhojë e një raporti të shkëlqyer deri tani me shtetin norvegjez, i cili ka qenë një partner i rëndësishëm i Kosovës në vazhdimësi.

Potencova faktin se Kosova me nivelin e treguar në zgjedhjet e 6 tetorit, në një proces kaq demokratik, fer dhe të drejtë, ka dëshmuar që është partner i Evropës, me të drejtë i takon kësaj familje të madhe dhe në këtë rrugëtim tonin, kërkojmë mbështetjen e Norvegjisë.
Theksova po ashtu rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë, pa kushte, si proces i rëndësishëm për njohje reciproke, në kufijtë eksistues dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar ai.

 


MË SHUME NGA Aktuale