Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur mund të ju lë tullac

Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur mund të ju lë tullac

Ndotës të vegjël të lëshuar nga makinat dhe industritë ‘ulë proteinat thelbësore të rritjes së flokëve.

Ajri i ndotur mund të ndikoj në rënien e flokëve duke ndikuar në rënien e proteinës që është e domosdoshme për rritjen e flokëve.

Për herë të parë, hulumtuesit kanë treguar grimca të vogla toksike që mund të dëmtojnë proceset kimike brenda qelizave që promovojnë rritjen e flokëve, raporton “Daily Mail”.

Dhe kjo sipas shkencëtarëve mund të ju lë edhe tullac.

Puna e tyre më shumë u përqendrua në ndotës të zakonshëm të ajrit siç janë makinat, industritë dhe ngrohja shtëpiake. Përveç problemeve tjera që sjell ekspozimi ndaj ajrit të ndotur siç janë asthma, dhe sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, tani shkencëtarët kanë gjetur se ndotja e ajrit ndikon edhe flokët tuaj.

Duke bërë hulumtimin, ata kanë ardhur në përfundim se këto ekspozime shkaktojnë humbje të flokëve.