Miley Cyrus shtrohet në spital

Miley Cyrus shtrohet në spital

Këngëtarja dhe aktorja e famshme është duke luftuar me një sëmundje të paspecifikuar.

Në një postim në mediat sociale 26-vjeçarja ftoi fansat të luteshin për të që të kishte një shëndet të plotë para eventit të bamirësisë Gorillapalooza që do mbahet në fundjavë.

Gorillapalooza është një event bamirësie, ku fondet e mbledhura do shkojnë për fondin "Ellen" për speciet e rrezikuara.

Shtrimi në spital i Cyrus vjen pasi njoftoi ndarjen nga bashkëshorti Liam Hemsworth dhe nga e dashura Kaitlynn Carter.