Kosnett flet për takimin Thaçi-Grenell

Kosnett flet për takimin Thaçi-Grenell

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për takimin e Presidentit Hashim Thaçi me ambasadori, Richard Grenell.

Kosnett në një postim në llogarinë e tij Twitter, ka thënë se Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të Kosovës, për të ndihmuar në sjelljen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon.

“I dërguari i posaçëm presidencial Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të #Kosovës, që të ndihmojë për të sjellë paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Kosnett.