Challandes jep lajmin e madh: Rashica i gatshëm për Malin e Zi

Challandes jep lajmin e madh: Rashica i gatshëm për Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës është përforcuar me disa emra për ndeshjet e tetorit, e veçanërisht për atë kundër Malit të Zi.

Te ‘Dardanët’ në këtë grumbullim janë rikthyer Milot Rashica, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli.

Rashica që mungoi në ndeshjet e shtatorit, në grumbullimin e tetorit është duke stërvitur ndaras, dhe ka ngjallë dyshime nëse ai është i gatshëm për përballjen kundër Malit të Zi.

Por, është trajneri Bernard Challandes që ka konfirmuar se Rashica do të jetë gati për ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi luhet ditën e hënë në ‘Fadil Vokrri’.