Gattuso thotë jo, De Biasi favorit për stolin e Sampdorias

Gattuso thotë jo, De Biasi favorit për stolin e Sampdorias

Genaro Gattuso i ka thënë përfundimisht jo stolit të Sampdorias kështu që rriten shanset e Gianni De Biasit për t’u ulur në stolin e skuadrës doriane.

Ish-trajneri i Milanit nuk ka pranuar ofertën e presidentit të Sampit Ferrero dhe tashmë kandidaturat për stolin e Sampdorias janë vetëm 2, De Biasi dhe Beppe Iachini. Është folur edhe për Claudio Ranierin por nuk ka patur asnjë takim mes drejtuesve të klubit dhe ish-trajnerit të Romës.

De Biasi pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i dorianëve Carlo Osti dhe gjasat që ish-trajneri i kombëtares shqiptare të ulet në stolin e Sampdorias për të zëvendësuar të dorëhequrin Di Francesco, janë të mëdha.