Messi: Është gënjeshtër që nuk e kam dashur Griezmannin te Barça

Messi: Është gënjeshtër që nuk e kam dashur Griezmannin te Barça

Lionel Messi ka hedhur poshtë zërat se ishte kundër transferimit të Antoine Griezmann në skuadrën e Barcelonës.

Sulmuesi francez iu bashkua kampionëve të La Ligas për një shumë prej 120 milionë eurosh përpara sezonit 2019/20.

“Natyrisht është një gënjeshtër që nuk e kam dashur Griezmannin. Vitin e kaluar thashë që ai ishte një nga më të mirët dhe më të mirët janë gjithmonë të mirëpritur. Unë gjithashtu kam dashur që Neymari të vijë për të njëjtën arsye, sepse ai është i ndryshëm, një nga më të mirët, dhe ta kesh atë këtu do të kishte qenë i rëndësishëm për qëllimet tona”, ka thënë Messi.