“Dardanët” e rinj ndalin Holandën

“Dardanët” e rinj ndalin Holandën

Kosova çdo ditë po dëshmon se ka ‘brumë’ për futboll cilësor.

Këtë më së miri e dëshmon Kosova U17, që ka arritur të marrë një barazim 1:1 ndaj Holandës në shtëpinë e tyre, në ndeshjen parakualifikuese për Kampionatin Evropian.

Kosova që renditen në grupin e 12 në këto kualifikime, ka marrë pikën e parë, duke befasuar Holandën, një vend që tradicionalisht ka prodhuar futbollistë të talentuar.

Mylian Jimenez në minutën e 11’ kaloi në epërsi 1:0 Holandën.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 69’, Kosova nëpërmjet Granit Hana, barazoi në 1:1 rezultatin.

Kosova në kuadër të këtij grupi, zhvillon edhe dy takime, atë kundër Sllovenisë dhe Uellsit.

Kujtojmë se Holanda U17 janë kampion në fuqi të Evropës.