"Çmendet" Juventus, gati shkëmbimi i bujshëm me United

"Çmendet" Juventus, gati shkëmbimi i bujshëm me United

Juventus nuk heq dorë nga Paul Pogba. Kampionët në fuqi të Seria A janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të rikthyer në Torino Kampionin e Botës me Francën dhe mediat e ndryshme raportojnë për ofertën më të re në drejtim të Manchester United.

Sipas të përditshmes italiane pranë bardhezinjve, "Tuttosport", Juventu po planifikon të shkëmbejë Emre Can dhe Mario Mandzukic për të marrë mbrapsht Pogba.

Ky i fundit ishte i kërkuar nga Juventus dhe Reali i Madridit edhe gjatë merkatos së verës, por ofertat nuk bindën "djajtë e kuq". Gjithsesi, dëshira e Pogba pritet ta shtyjë atë drejt Seria A, transmeton oranews.

Francezi fitoi katër tituj të Seria A me bardhezinjtë përpara se të transferohej përsëri në "Old Trafford" në vitin 2016 për një tarifë rekord, 110 milionë euro.