Ceballos: Jam i lumtur te Arsenali

Ceballos: Jam i lumtur te Arsenali

Mesfushori Dani Ceballos, ka pranuar që është i lumtur që është larguar nga Real Madrid.

Spanjolli gjatë verës është huazuar nga klubi anglez, pasi nuk ka gjetur në vendin e parë të formacionit të “Los Blancos”. Ai tha se ka pasur plan të largohet dhe është i lumtur që e ka bërë një gjë të tillë. 

“Ishte e qartë se do të largohesha. Kam pasur sukses nga largimi im dhe jam këtu që jam i lumtur. Ideja ishte për t’u larguar dhe për të luajtur futboll sa më shumë, në dy vitet e fundit nuk e kam bërë një gjë të tillë”, deklaroi ai.

Arsenali këtë sezon është në vendin e tretë me 15 pikë, 9 me pak se lideri Liverpool që nuk di për humbje.